Si do të vepronin trajnerët nëse do ti zinin lojtarët e tyre duke pirë cigare?

Futboll

Si do të vepronin trajnerët nëse do ti zinin lojtarët e tyre duke pirë cigare?

Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:14
Oso Gjinovci

Trajnerët nga Kosova tregojnë se si do të veprojnë nëse do ti shinin futbollistët e tyre duke pirë cigare.

Gjatë ditës së djeshme janë publikuar fotografi të lojtarëve të kombëtares së Kosovës në futsal duke pirë cigare në ambientet e aeroportit “Adem Jashari”, pak minuta para nisjes për në Gjeorgji.

Një gjest jo i hijshëm për futbollistët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet për kampionatin evropian të futsalit “Euro 2020”.

Për këtë, media ka pyetur edhe disa nga trajner  të njohur kosovar, se si do të vepronin ata në momentin që do të shihnin lojtarët e tyre duke konsumuar cigare.

Ja përgjigjet e tyre

Tahir Batatina, kryetrajner i KF Llapit;

“Vetëm do të kisha pritur deri sa të futemi në zhveshtore. Jua kisha blerë nga një pako duhan dhe në prezencë të të tjerëve, jua kisha shqyer kontratë, dhe i kisha treguar se vetëm mund të përshëndetin me mua dhe bashkëlojtarët dhe kurrë në jetë nuk kishin pasur mundësi të jenë lojtar të mi”.

Bylbyl Sokoli, ish-trajner i shumë skuadrave;

“Unë do të kisha marrë masa komforë rregullores disiplinore. Po shpresoj se në Federatën e Futbollit të Kosovës ekziston rregullorja e cila dënon në raste të këtilla". (Abuzim me mjete të ndaluara).

Tahir Lushtaku, ish-trajner i KF Drenicës;

“Po të flasim realitetin, nëse flasim për këtë dukuri tash e disa vite mendoj që kjo nuk donë shumë koment, sepse është edhe kish me qenë e papranueshme për mua si një trajner i një skuadre që futbollistët profesionist të konsumonin cigare, dhe besoj që pa asnjë dyshim që kisha mi larguar nga klubi”.

Bekim Isufi, trajner i KF Ferizajit;

“Janë rregulla të çdo klubi ku parashihen edhe dënimet. Në bazë të tyre vendos çdo klub”.

Arsim Prepolli, ndihmës trajner i KF Flamurtarit;

“Shumë futbollistë pinë cigare dhe mirë nuk është për shëndetin, këtë e dimë të gjithë, mirëpo prapë se prapë është privatësia e tyre ku nuk mund të ndikohet nëse janë mbi moshën 18 vjeçare, por në publik nuk është mirë të del një sportist me cigare në dorë”.

Gani Sejdiu, trajner i KF Drenicës;

“Këto raste fillimisht shqyrtohen, dhe pastaj vendosen dënimet, por ju sigurojë që dënimet për këto raste do të ishin shumë të rënda”.

Arsim Thaçi – ish trajner i KF Flamurtarit;

“Personalisht nuk më ka ndodh prej që jam trajner me pi cigare lojtari që e kam stërvitur unë. Është imazh shumë i keq edhe për klubin ku ushtron e sidomos për shtetin të cilin e përfaqëson. Nëse flasim për lojtarët e Kosovës në aeroport është shumë e vështirë të merren masat deri sa ata të kthehen, megjithatë mendoj se Federata duhet me pas rregulloren apo kodin e sjelljes së lojtarëve të cilët e përfaqësojnë shtetin dhe në bazë të saj të merren masat ndëshkuese”.

Ndërsa trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi nuk ka pranuar të përgjigjet në këtë pyetje.

Kp është munduar të kontaktoj edhe me përzgjedhësin e Kosovës në fustal, Ramadan Cimilin për këtë rast, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, kur edhe janë publikuar fotografitë, kishte reaguar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu i cili ka cilësuar këtë gjest si të pahijshëm, e sidomos për lojtarët të cilët janë fotografuar duke pirë cigare me fanellën e Kosovës.

“Me të vërtete është një gjë e pahijshme. Nuk është në rregull aspak. Lojtarët në momentin që prezantojnë Kosovën, kanë të veshur fanellën e Kosovës assesi nuk iu lejohet të pinë duhan në vendet publike, është totalisht e pa tolerueshme mirëpo ne nuk mund të jua ndalojmë atyre duhanin në jetën e tyre private”, deklaroi Salihu.

Kritikat e shumta të marra nuk i kanë penguar aspak djelmoshave të Kosovës, të cilët sot kanë arritur të shënojnë fitore qysh në ndeshjen e parë nw raundin kualifikuese për kampionatin evropian "Euro 2022", duke deklasuar kombëtaren e Austrisë.

Kosova arriti të shënoj fitore me rezultat 4:2, ku golat për djelmoshat e Ramadan Cimilit i shënuan Topilla, Dobroshi dhe Qerimi.

Dardanët në Gjeorgji do të zhvillojnë edhe dy ndeshje, atë kundër Gjermanisë, më 30 janar, në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat