Ja pse Cavani nuk kaloi te Atletico

Futboll

Ja pse Cavani nuk kaloi te Atletico

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 15:19
Cavani

Vetë presidenti i klubit spanjoll Enrique Cerezo u shfaq mjaft i ashpër me reagimin e tij dje para derbit, ku e quajti të turpshme sjelljen e menaxherëve të Cavanit dhe theksoi se klubet e futbollit nuk janë për t’u vjedhur.

“Është i turpshëm raporti që disa futbollistë kanë me menaxherët apo me prindërit e tyre. Merkatoja tani është fryrë shumë, por nuk jemi këtu për t’u vjedhur”, deklaroi numri 1 i Los Colchoneros.

Megjithatë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Walter Guglielmone, menaxher i Cavanit, që në një deklaratë për Cadena Ser, u shpreh se nuk e njeh fare Cerezon dhe se Atletico duhet të japë shpjegime pse nuk arriti të transferojë sulmuesin uruguaian.

“Kush është Cerezo? Gjatë një muaji që punuam për këtë transferim, nuk negociova për asgjë me këtë njeri. Te Atletico e Madridit duhet të shpjegojnë pse nuk u mbyll me sukses transferimi. Edinson ishte i gatshëm të fitojë më pak para sesa merr aktualisht te PSG, vetëm e vetëm që gjithçka të mbyllej me sukses”, deklaroi menaxheri i Cavanit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat