Rrëfehet Kaka

Futboll

Rrëfehet Kaka

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:16
Rrëfehet Kaka

Rikardo Kaka ka qenë një nga futbollistët më të dashur në futboll, për atë që ai ka dhënë në fushat e blerta, në veçanti me fanellën e Milanit.

Me paraqitjet e shkëlqyera që braziliani ka treguar te Milani, ia ka dalë që të fitojë edhe Topin e Artë, një çmimi më i madh individual për lojtarët.

Tashmë Kaka ka filluar të mendojë për tu rikthyer përsëri në futboll, por këtë herë jo në rolin e një lojtari.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kaka është shprehur se dëshiron të bëhet drejtor sportiv në të ardhmen dhe thotë se merr këshilla nga Leonardo. “Unë dua të bëhem një drejtor sportiv ose të punoj në fushën e menaxherit. 

Flas shumë me Leonardon, ai është një drejtor sportiv i shkëlqyer. Gjithashtu marr shumë këshilla nga ai. “, u shpreh Kaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat