Vendoset çmimi për Xherdan Shaqirin

Futboll

Vendoset çmimi për Xherdan Shaqirin

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:56
Vendoset çmimi për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp disa herë ka deklaruar se Xherdan Shaqiri është i nevojshëm për skuadrën e tij dhe ai nuk do të largohet. Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar dhe gjiganti anglez është i gatshëm për të shitur Shaqirin në fund të edicionit.

28-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat dhe vazhdon të ketë probleme për të hyrë në formacionin e parë kampionit aktual evropian.

Sipas “Calciomercato”, “Reds” janë të gatshëm ta lejojnë Shaqirin me nënshtetësi zvicerane të largohet, mirëpo kërkojnë 25 milionë euro.

Roma ishte i interesuar për Shaqirin gjatë janarit dhe thuhet se interesimi është duke vazhduar.

Në garë për Shaqirin është edhe klubi spanjoll, Sevilla që për momentin nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe synon përforcimin e skuadrës në verë.

Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm një gol ndaj rivalit lokal Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat