Kur hajnë m... për historinë e Prishtinës, ani kush...

Futboll

Kur hajnë m... për historinë e Prishtinës, ani kush...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:24
Prishtina e artë, 1985-1986

Historia e klubit të futbollit Prishtina është historia më e lavdishme, klub që ishte për pesë vite në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (1983-1988) dhe në vitin 1988 edhe në gjysmëfinale të Kupës së Marshall Titos.  

Përveç Prishtinës edhe Trepça një vit ka qenë në ligën  e parë ish jugosllave (1977-1978) dhe e vetmja skuadër nga Kosova në futboll që ishte edhe në finalen e Kupës së Marshall Titos (1978). 

Një faqe i thënçin faqe “istorija ex yu fudbala” që poston vazhdimisht fotografi të sportistëve e klubeve nga të gjitha republikat ish jugosllave, nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, krahina e Vojvodinës dhe Serbia! 

Image

Shkrimi i kuzhinës së Beogradit, i rrenave të pakripura

Çudia e kësaj faqe, që nuk e dimë se kush e ka dërguar at shkrim aq të turpshëm apo kush ka ngrënë m... se Prishtina e vërtetë ka qenë edhe në vitin 1992-1993 edhe në vitin 1998-1999 në ligën e parë që i thoshin atëkohë kinse Jugosllavi, a në fakt ka qenë liga Serbi-Mali i Zi! 

Është një përshkrim i turpshëm, sepse nga 15 gushti i vitit 1991 Prishtina i thotë jo garave me klube ish jugosllave dhe së bashku me klubet shqiptare garojnë në garat e Republikës së Kosovës. Nuk e dimë kush është ai faqezi serb, që e fut Prishtinën fantome të udhëhequr nga krimineli Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, atëkohë president i vetëshpallur i një klubit fantom, me Prishtinën e vërtetë.

Image

Rrenat serbe

Aq me keq fut emra lidhje e palidhje, turli Tanasijeviq e kallamboqi e karamboli, dhe e paraqet edhe fotografinë e gjeneratës së artë të vitit 1983-1988 në at përshkrim me një milion gënjeshtra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat