Kupa e Italisë, Milan e Juventus barazojnë në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Futboll

Kupa e Italisë, Milan e Juventus barazojnë në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:44
Ilustrim

Ka përfunduar pa fitues takimi i parë gjysmëfinal mes Milan dhe Juventus, në kuadër të Kupës së Italisë.

Takimi përfundoi baras 1:1.

Rossonerët ishin padyshim më të rrezikshëm derisa gjetën golin me Ante Rebic (61’), i cili pas dy rasteve të huqura arriti të mposhte Buffon.

Në vazhdim, skuadra e Pioli pësoi goditje të rëndë pasi Theo Hernandez (72’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

As kjo nuk u shfrytëzua nga Zonja e Vjetër, që assesi nuk po gjente mënyrë për të rrezikuar portën e Donnarumma.

Ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo (90+1’) që barazoi rezultatin falë një 11-metërshi të cilin e fitoi vet.

Finalisti do të vendoset në ‘Juventus Stadium’ më 4 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat