Kryeziu transferohet te Lechia Gdansk

Futboll

Kryeziu transferohet te Lechia Gdansk

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 00:49
Egzon Kryeziu

Mesfushori Egzon Kryeziu është larguar nga kampionati slloven për të vazhduar karrierën në Poloni. Kryeziu të enjten është prezantuar te skuadra elitare e Polonisë, Lechia Gdansk.

19-vjeçari te Lechia Gdansk është transferuar nga skuadra e Triglavit për 350 mijë euro dëmshpërblim.

Kryeziu me ekipin polak ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjerë.

“Egzon Kryeziu është mesfushori më i ri i ekipit tonë, i cili është transferuar nga Triglavi dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjerë”, thuhet në njoftimin e Lechias.

Kryeziu këtë edicion te Triglavi ka regjistruar 20 paraqitje në kampionat, duke shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Ai ka një paraqitje me Përfaqësuesen U-21 të Sllovenisë, kurse më herët ka luajtur edhe me gjeneratat U-19, U-18 e U-17.

Kryeziu si futbollist është zhvilluar te skuadra e Triglavit, që bën gara në ligën e parë të Sllovenisë. Lechia Gdansk zë vendin e shtatë në Poloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat