Pranon mungesën e përmirësimit, por Sarri nuk shqetësohet

Futboll

Pranon mungesën e përmirësimit, por Sarri nuk shqetësohet

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 09:18
Maurizio Sarri

Nuk ka munguar analiza dhe komenti i trajnerit të Juventus, Maurizio Sarri në përfundim të përballjes së parë gjysmëfinale ndaj Milan e përfunduar në barazim 1-1.

“Në këtë moment nuk shoh asnjë përmirësim, por kjo nuk më shqetëson. Deri 20 ditë më parë ishim në rritje, ndërsa në këtë fazë hasim vështirësi. Sot kemi punuar mirë me topin pas, por nuk ishim prezent në 20 metrat e fundit”. 

“Pësojmë gol në rrethana të evitueshme, edhe sot ishte një top i lehtë dhe i ngadaltë, lehtësisht i shmangshëm. Vinim pas një ndeshje të shëmtuar, bëmë përgjithësisht mirë dhe rezultati mund të jetë i mirë për ndeshjen e kthimit. Për sot, shkoi mirë kështu”, deklaroi Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat