Pioli akuzon gjyqtarët se i ndihmuan Juventusit

Futboll

Pioli akuzon gjyqtarët se i ndihmuan Juventusit

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 09:20
Stefano Pioli

Cristiano Ronaldo ia mohoi fitoren Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale kur shënoi nga penalltia krejt në fund të ndeshjes.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ishte i zemërua me gjyqtarët që akorduan penalltinë për Juventusin.

Goli i Ante Rebiqit pas një ore lojë e vuri Milanin me meritë përpara, i pasuar edhe nga një karton i kuq për Theo Hernandezin.

U desh të pritej koha shtesë për Juventusin që të arkëtonte një pikë nga ky takim.

“Unë u zemërova para së gjithash sepse më parë në lëvizje pati një faull në Zlatan Ibrahimoviç. Plus, mbaj mend që gjyqtarët treguan pamjet e një penalltie të tillë në ndeshjen Cagliari-Brescia në fillim të sezonit dhe thanë se ishte një gabim ta akordoje sepse lojtari nuk mund ta shihte topin. Këtu situata është e njëjtë me atë që Kalabria nuk mund ta shihte. Në atë situatë, u hodh dhe nuk mund të “pres” krahët, duhet t’i përdorësh ata kur hidhesh” – u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat