Të martën shorti për gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

Futboll

Të martën shorti për gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 10:01
Ilustrim

Tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli.

Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje, njofton FFFk.

Ndeshjet e para të kësaj faze luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat