Kur Serbia akuzonte Bllagojen se po i mëson shqiptarët me iu shkruar UEFA-s! Ja çfarë iu kishte ardhur - Bota Sot
Kur Serbia akuzonte Bllagojen se po i mëson shqiptarët me iu shkruar UEFA-s! Ja çfarë iu kishte ardhur

Futboll

Kur Serbia akuzonte Bllagojen se po i mëson shqiptarët me iu shkruar UEFA-s! Ja çfarë iu kishte ardhur

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:38
Hadi Mehmeti kur u prit nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova

Vitet e 90-ta ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës. Kosova ishte e okupuar nga Serbia në vitet 1991-1999, ndërsa shqiptarët në të gjitha fushat u përjashtuan, si nga puna po ashtu u uzurpuan edhe stadiumet dhe objektet sportive.  

Në vitin 1994 sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë Hadi Mehmeti i cili kishte ardhur në vend të Sejdi Mërkojës, ndërsa kryetar ishte Rexhep Abdullahu.

Atëkohë,  Mehmeti i kishte shkruar një letër UEFA-s, por përgjigja nga ky institucion nuk ishte kthyer në adresë të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, por kishte shkuar në telefaksin e ashtuquajtura lidhja e futbollit Kosovë e Metohi në Prishtinë.

Siç merret vesh nga burimet e sigurta, atëkohë, një farë zyrtari serb Millan Dutina akuzonte serbin Bllagoje Katniq, se po i mëson shqiptarët mi shkruar UEFA-së.  Ky farë Dutina në një mbledhje të lidhjes së futbollit, siç i thoshin pushtuesi serb, Kosmet, akuzonin Bllagojen se po e mëson Mehmetin, si t’i shkruajë letër UEFA-së.

 Akuzat ishin se Bllagoja po bashkëpunon me shqiptarë kundër Serbisë. Kjo letër e UEFA-së ishte pritur me shqetësim e nervoz nga serbët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat