Rasti më diskutabil i derbit të Gjilanit, a ishte penallti?

Futboll

Rasti më diskutabil i derbit të Gjilanit, a ishte penallti?

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:58
Foto nga ndeshja

Drita ka fituar derbin e madh të Gjilanit, ndaj rivalit me po këtë emër.

Pjesa e dytë ishte ‘fatale’ për të drejtuarit e Gentina Mezanit që pësuan dy gola nga ish-futbollisti i tyre, Betim Haxhimusa.

Për Betimin, këto ishin dy golat  e parë në derbi ndaj ish skuadrës së tij, Gjilanit.

E Haxhimusa në dy rastet e golave u shërbye mjaft mirë nga futbollisti Xhevet Shabani që bëri dy asistime në këtë ndeshje.

Por, para golave të shënuar një rast që u diskutua shumë ishte për një penallti të paakorduar nga gjyqtari Genc Nuza.

Ishte futbollisti Progni që hy në zonën e Dritës e ku pengohet nga Liridon Leci, por ashtu nuk mendon gjyqtari Nuza i cili lejojë ndeshjen të vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat