Ditë e keqe për shqiptarët e Zurich-ut

Futboll

Ditë e keqe për shqiptarët e Zurich-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:00
Ditë e keqe për shqiptarët e Zurich-ut

Zurich pësoi humbje si mysafirë me rezultat 4:1 nga Servette, në kuadër të javës së 22-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll. Për vendasit shënuan Kyei (23'), Kone (67', 79' e 90’) dhe për Zurich-un Aiyegun (64').

Shqiptarët e Kosovës, Toni Domgjoni, Benjamin Kololli e Mirlind Kryeziu luajtën standardë, ndërsa Hekuran Kryeziu futet në minutën e 56-të për Zurich-un, por që patën një ditë të keqe. Domgjoni ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 42-të dhe Mirlind Kryezu në atë të 55-tën. Kololli u zëvendësua në minutën e 81-të dhe Kastrioti Imeri futet në lojë në minutën e 81-të për Servetten dhe në fund ndëshkohet me karton të verdhë.  Servette është në vend të katërt me 36 pikë, ka pesë më shumë se Zurich që zë vendin e pestë.

Liga e Zvicrës
Lugano-Young Boys    2:1
Luzern-St. Gallen    1:0
Servette-Zurich    4:1
Basel-Thuin    0:1
Sion-Xamax    1:2

Tabela

1. St. Gallen    22    14    2    6    44
2. Young Boys    22    13    5    4    44
3. Basel    22    12    3    7    39
4. Servette    22    10    6    6    36
5. Zurich    22    9    4    9    31
6. Luzern    22    9    3    10    30
7. Lugano    22    6    7    9    25
8. Sion    22    6    4    12    22
9. Xamax    22    3    9    10    18
10. Thun    22    5    3    14    18

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat