Dridhet Manchester City – ky yll i madh flet për largimin nga klubi

Futboll

Dridhet Manchester City – ky yll i madh flet për largimin nga klubi

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Bernardo Silva ka deklaruar se do të kthehej te ish-klubi i tij Benfica – vetëm dy ditë pas dënimit të shqiptuar nga UEFA për Manchester Cityn.

Mesfushori portugez u largua nga Benfica për Monacon në vitin 2014 si huazim para se të nënshkruante në mënyrë të përhershme në vitin 2015.

Ai ka deklaruar në të kaluarën se do të donte të kthehej te klubi portugez në të ardhmen, por bëri pretendime të reja në një intervistë së fundmi.

“Unë e kam thënë disa herë: e kam një boshllëk që jam larguar pak herët, kështu që mendoj se do të kthehem”.

“Nëse ata më duan atje, unë mendoj se do të kthehem”, ka thënë Bernardo Silva për Record.

Tifozët e Cityt tashmë janë të shqetësuar për largimin e mundshëm të menaxherit Pep Guardiola dhe komentet e Silvas kanë shtuar edhe më shumë shqetësimet.

Dënimi dyvjeçar për Cityn në të gjitha garat evropiane u njoftua të premten për shkelje të rregullave të FFP-së të UEFA-s.

Klubi është i vendosur të apelojë ndalimin, por gjithashtu thuhet se mund të ketë dënim edhe nga Liga Premier për ‘Qytetarët’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat