Idrizi: Rikthimi i rezultatit tregon karakterin e këtyre djemve...

Futboll

Idrizi: Rikthimi i rezultatit tregon karakterin e këtyre djemve...

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:26
Idrizi: Rikthimi i rezultatit tregon karakterin e këtyre djemve...

Ndeshja e sotme e Superligës, Flamurtari – Trepça ’89, ka dhuruar 7 gola sot në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’.

Ishte Flamurtari që fitoj me rezultatin 4:3. Pas ndeshjes, trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi tha:

“Rikthimi i rezultatit tregon karakterin e këtyre djemve. Një gabim në repartin defansiv na kushtoi dhe ne sot dolëm pa pikë.

Ne kemi punuar shumë në aspektin defensivë, pasi që këtu e kemi pasur pikën e dobët. Kemi punuar shumë që këtë ndeshje ta fitojmë dhe të krijojmë diferencën me Flamurtarin, por nuk e arritëm, pasi që futbolli është i tillë dhe ne duhet të pajtohemi me fatin”, tha Idrizi në SSK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat