Keçi: Çdo ndeshje do të jetë sikurse finale

Futboll

Keçi: Çdo ndeshje do të jetë sikurse finale

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:27
Keçi: Çdo ndeshje do të jetë sikurse finale

Ndeshja e sotme e Superligës, Flamurtari – Trepça ’89, ka dhuruar 7 gola sot në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’.

Ishte Flamurtari që fitoj me rezultatin 4:3.

Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi tha: “Kemi mundur ta menaxhojmë më mirë lojën kur kishim epërsinë e dy golave. Kemi pranuar dy gola nga largësia prej 25 metrave, të cilat për mua janë amatoreske. Megjithatë kemi zhvilluar një ndeshje të mirë përballë një rivali të vështirë siç është Trepça ’89 dhe mendoj që e kemi merituar fitoren.

Ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje. Janë edhe 15-të javë deri në fund dhe çdo ndeshje do të jetë sikurse finale për ne. Por, të pranosh tre gola në shtëpi është shumë dhe ne do të punojmë shumë gjatë javës për ti eleminuar këto gabime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat