Shqiptarët e Arsenalit gjunjëzojnë Newcastlen

Futboll

Shqiptarët e Arsenalit gjunjëzojnë Newcastlen

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 19:21
Shqiptarët e Arsenalit gjunjëzojnë Newcastlen

Arsenali arkëtoi tri pikë që peshojnë shumë dhe ruajnë hapin për pesë vendet e para në Premier League.  

Arsenali triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Newcastles, në ndeshjen e javës së 26-të. Shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën titullarë, dhanë maksimumin dhe iu gëzuan kësaj fitores së madhe.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 9-të. Në pjesën e dytë u shënuan tre gola, Aubameyang në minutën e 54-të nga afërsia me kokë shënon për 1:0 pas asistimit të Pepes.

Futbollisti Pepe ishte në formën më të mirë dhe pas tre minutave (57') realizon për 2:0 dhe Ozil (90') e Lacazette (90+4') vulosin fitoren 4:0. Arsenali renditet në vend të dhjetë me 34 pikë kurse Newcastle është i 12-ti me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat