Lazio e përmbys Interin dhe ngjitet në pozitën e dytë

Futboll

Lazio e përmbys Interin dhe ngjitet në pozitën e dytë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Lazio e ka fituar kryendeshjen e xhiros në Serie A, me përmbysje të çmendur në pjesën e dytë ndaj Interit me rezultat 2:1.

Lacialët tashmë futen seriozisht në garën për titull, pas një fitoreje të madhe në ‘Olimpico’.

Gjithsesi, skuadra e Antonio Conte ishte ajo që shkoi më e relaksuar në dhomat zhveshjes pas pjesës së parë – me Ashley Young (44’) që realizoi golin e epërsisë.

Por pjesa e dytë ishte fatale për zikaltrit, pasi pësuan dy gola për humbjen e parë në Serie A që nga viti 2019 – kur mposhteshin nga Juventusi.

Ciro Immobile (50’) barazoi fillimisht nga penalltia, ndërsa fitoren e madhe vendasve ia siguroi Milinkovic-Savic (69’).

Me këtë fitore, skuadra e Inzaghi ngjitet në pozitën e dytë me 56 pikë – një më pak se lideri Juventus – kurse Inter me 54 pikë renditet i treti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat