Zidane e pëson keq në ndeshjen ndaj Celta Vigo

Futboll

Zidane e pëson keq në ndeshjen ndaj Celta Vigo

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:53
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane e ka pësuar keq, në takimin ndërmjet Real Madridit e Celta Vigos.

Skuadra madrilene që vazhdon të kryesojë në La Liga, u ndal në barazim 2:2 në ‘Santiago Bernabeu’ – kësisoj diferenca me Barcelonën në tabelë është vetëm një pikë.

Por, përveç se ekipi i tij dështoi të arkëtojë tri pikët, kjo edhe në aspektin personal ishte një mbrëmje për t’u harruar për trajnerin Zinedine Zidane.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Celta Vigos, Joseph Aidoo, në një moment gjatë pjesës së dytë ndërhyri edhe në teknikun francez, që ndodhej afër vijës së rivënies anësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat