Amir Rrahmani: E duam kualifikimin në “EURO 2020”, një mundësi e tillë nuk na vjen shpesh

Futboll

Amir Rrahmani: E duam kualifikimin në “EURO 2020”, një mundësi e tillë nuk na vjen shpesh

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:56
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani beson se Kosova mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Ëndrra për Euro 2020 mund të bahet realitet.

Në fund të muajit mars, Kosova do të përballet me Maqedoninë, ku do të kërkojë fillimisht finalen në play-off të Nations League dhe më pas kualifikimin në ‘Euro 2020’.

Kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani, në një intervistë për Super Sport, tha se të gjithë te Kosova besojnë se mund ta bëjnë ëndrrën realitet.

“Besojmë që mund të arrijmë (të kualifikohemi në Euro 2020). Kemi kundërshtar të fortë përballë, por të gjithë besojmë. Duam të gjithë të kemi paraqitje më shumë të jemi të gatshëm për ato ndeshje. Si kjo mundësi kemi pak në karrierën tonë si futbollist andaj shpresojmë që të arrijmë atje”, u shpreh Amiri. “Maqedonia ka futbollist që luajnë në ekipe të mëdha, nuk janë të dobët, kanë sulm të rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat