Batatina reagon: Si ka mundur të mos jetë emri i Fadil Vokrrit...

Futboll

Batatina reagon: Si ka mundur të mos jetë emri i Fadil Vokrrit...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:22
Tahir Batatina

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, ka uruar qytetarët por edhe ka shpreh brengën e tij në lidhje me legjendën, të ndjerin Fadil Vokrri.

"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe mbarë Kombit Shqiptar, Urime dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 12 vjetori ku me mund dhe sakrificë e fituam falë angazhimit tonë politik dhe diplomatik duke iu përkulur veprave të Dr. Ibrahim Rugovës për projektin e shtet-ndërtimit, Komandantëve Legjendarë, Zahir Pajazitit e Adem Jasharit dhe shumë heronjëve e martirëve të lirisë, invalidëve dhe veteranëve të luftës dhe gjithë atyre që sakrifikuan për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Në këtë ditë të madhe për vendin tonë, pikërisht sot vendosa që bashkë me Presidentin e klubit të bëjmë homazhe tek njeriu që bëri shumë për Kosovën, Presidentin historik, të pa vdekshmin, Fadil Vokrri, i cili hyri në renditjen e heronjve të Kosovës së bashku me Ibrahim Rugovën, Zahir Pajazitin, Adem Jasharin dhe shumë figura eminente të kombit tonë.

Ne Komiteti Sportiv duhet ta kujtojmë Legjendën por njësoj duhet edhe Komiteti Shtetëror, sepse falë tij ne sot jemi të njohur në të gjithë botën e futbollit dhe jemi të barabartë me shtetet tjera në sport dhe pikërisht në futboll. Vendosa ta përcjell me vëmendje agjendën e Kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe urimin për pavarësi dhe jam i habitur se si ka mundur të mos jetë emri i Fadil Vokrrit në vargjet e tij.

Nuk duhet ta harrojmë një Legjendë sepse Legjendat rrallë lindin dhe po ta kishin shtetet tjera një Legjendë sikurse ne, do ishin krenar në çdo cep të shtetit. Prandaj sot urimi im i veçantë në 12 vjetorin e Pavarësisë shkon për Legjendën, Fadiil Vokrri", shkroi Batatina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat