Konfirmohet lajmi i keq për Shaqirin

Futboll

Konfirmohet lajmi i keq për Shaqirin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 19:28
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri s’do të luajë as kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Lëndimet janë duke i shkaktuar shumë probleme këtë edicion futbollistit të Kombëtares së Zvicrës. 28-vjeçari do të mungojë edhe kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, në fazën e 1/8 të finales.

Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 21 futbollistëve të ftuar për takimin e nesërm dhe mungon anësori kosovar, shkaku i lëndimit në pulpën e këmbës.

Këta janë futbollistët e ftuar për sfidën që do të zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’, stadium në të cilin edicionin e kaluar Liverpooli e fitoi Champions Leaguen duke e mposhtur 2:0 në finale Tottenhamin.

21 futbollistët e ftuar nga Klopp:

Alisson, Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Minamino, Lallana, Robertson, Origi, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat