Zbulohet plani i Inter për yllin e Man Utd

Futboll

Zbulohet plani i Inter për yllin e Man Utd

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 07:30
Tahith Chong

Mediet italiane kanë zbuluar planin e skuadrës së Inter, për yllin e Manchester United, Tahith Chong.

Chong vazhdon të jetë emri në listën e dëshirave të Inter. Skuadra ‘Zikaltër’ synon transferimin e lojtarit gjatë merkatos së verës.

Thuhet se Inter janë afër marrëveshjes me Manchester United, për kartonin e lojtarit.

Mediet italiane shkruajnë se Inter do ta dërgojë lojtarin në huazim te skuadra e Sassuolo ose Parma, gjatë sezonit tjetër.

Kontrata e Chong me United skadon në fund të këtij sezoni, dhe talenti premtues nuk do të vazhdojë aventurën në ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat