Chelsea pritet të përfitojë 9 milionë funte nga lojtari që nuk luajti kurrë për klubin

Futboll

Chelsea pritet të përfitojë 9 milionë funte nga lojtari që nuk luajti kurrë për klubin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:34
Ilustrim

Chelsea ka vendosur ta shesë mesfushorin Mario Pasalic te Atalanta për 12 milionë funte – pavarësisht se mesfushori kroat nuk luajti kurrë për këtë klub.

Mesfushori kroat Pasalic nënshkroi për Blutë nga Hajduk Split në vitin 2014 në një marrëveshje me vlerë afro 3 milionë funte.

Ai nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin e parë dhe ka qenë i huazuar te Elche, Monaco, AC Milan, Spartak Moskë dhe aktualisht Atalanta të cilët do ta bëjnë huazimin e tij në transferim të përhershëm.

Ai ka bërë 29 paraqitje për skuadrën e Serisë A këtë sezon dhe gjithashtu i ndihmoi ata në kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

25-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re me Chelsea verën e kaluar pas përformancave të tij pozitive në Itali.

Por duket se ai nuk do të kthehet në ”Stamford Bridge” dhe përkundrazi do të mbetet me Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat