Klopp tregon arsyen pse beson se Juventus do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll

Klopp tregon arsyen pse beson se Juventus do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:51
Klopp

Jurgen Klopp ka zbuluar se ai mendon se Juventus do të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Trajneri i Liverpool ka mbështetur italianët që të triumfojnë në Evropë dhe nuk e kupton se si nuk janë ’10 pikë para në Serie A’.

Liverpooli udhëtoi për në Spanjë për takimin me Atletico Madrid të martën [sonte], por Klopp i qëndron pas skuadrës së Maurizio Sarri për të fituar trofeun në muajin maj.

“Juventus ishin favoritët e mi para se të fillonte sezoni, por padyshim që unë nuk e shikoj mjaftueshëm futbollin italian sepse nuk mund të kuptoj pse nuk janë 10 pikë përpara në krye të Serisë A”, tha Klopp për The Guardian.

“Ata kanë skuadrën më të madhe që kam parë ndonjëherë në jetën time; lojtarë me cilësi gjithashtu, janë të çmendur”.

Juventus aktualisht është në krye të Serisë A me një pikë diferencë, por Lazio dhe Inter Milan janë gati për të shfrytëzuar gabimin eventual të tyre. Ndërkohë, Juve në LK pritet të ketë punë të lehtë pasi takohet me Lyon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat