Gjesti antisportiv i Maguires

Futboll

Gjesti antisportiv i Maguires

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 10:24
Gjesti antisportiv i Maguires

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire bëri një ndërhyrje të frikshmë ndaj sulmuesit të Chelsea Batshuayi.

Kapiteni tha se nuk kishte qëllim ta lëndonte sulmuesin, por instiktivisht u mundua të mbrohej.

Maguire shpëtoi pa u ndëshkuar nga ajo ndërhyrje .

"Unë e di që e godita atë dhe ndjeva se ai do të binte mbi mua dhe reagimi im natyral ishte të drejtoja këmbën time për ta ndaluar atë", tha ai për Sky Sports pas lojës.

"Nuk ishte një goditje e fortë dhe nuk ishte me qëllim. Mendoj se është vendimi i duhur. E dija se do ta godisja atë por që nuk kisha qëllim ta lëndoja. Ishte thjesht një reagim natyral. Unë i kërkova falje dhe ishte mirë që gjyqtari kuptoi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat