Shqiptari në formacionin e javës në Holandë

Futboll

Shqiptari në formacionin e javës në Holandë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:05
Shqiptari në formacionin e javës në Holandë

Lindon Selahi verën e kaluar la skuadrën e Standartit të Liezhit për të firmosur në Holandë më Twenten.

Mesfushori 20-vjeçar i cili është grumbulluar edhe në Kombëtare nga trajneri Reja, po bind në “Eredivisie”, teksa është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin holandez.

Selahi po shkëlqen javë pas jave duke treguar se është një talent. Këtë sezon ai është aktivizuar në 22 takime në kampionat, ku regjistron 1 gol dhe 1 asist.

Mesfushori ishte ndër më të mirët e skuadrës së tij, në suksesin 2-0 që Tuente regjistroi ndaj Az Alkmar të shtunën.

Holandezët paguan rreth 150 mijë euro për kartonin e tij, ndërkohë që vlera e lojtarit aktualisht është 600 mijë euro sipas “transfermarket”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat