Vëllai i Pogba shton presionin

Futboll

Vëllai i Pogba shton presionin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Vëllai i Pogba shton presionin

Situata e Poul Pogba nuk është aspak e qetë. Francezi prej kohësh lidhet me një largim të mundshëm nga United por kjo gjë është mohuar nga të dyja palët.

Vëllai i mesfushorit, Matthijs Pogba ka shtuar presion në kampin e "Djajve të Kuq" duke deklaruar se Pogba dëshiron të largohet te United për tu trasferuar te një skuadër më e fortë e cila garon për trofe të mëdha.

Manchester Unitedi arriti ta kthejë francezin në vitin 2016 – për një shumë rekorde për klubin, 89 milionë funte – dhe drejtuesit shpresonin se ai do ta frymëzonte një ringjallje të mrekullueshme në klubin që po kalon në një fazë tranzicioni.

Por, tani, katër vjet më vonë, Pogba nuk ka arritur ta nxisë ndonjë ndryshim të madh në Manchester Unitedit – mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij, shpeshherë të nxitura nga vetë Pogba.

26-vjeçari ka munguar në shumicën e sezonit 2019/20 për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës dhe personat e afërt me të kanë sugjeruar se ai mund ta nisë një sfidë të re në karrierë sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Një kthim potencial në Juventus ka qenë më i përfoluri, mirëpo edhe trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane besohet se është tifoz i madh i Pogbas. Të gjitha këto spekulime tani i ka nxitur edhe më shumë vetë vëllai i Pogbas.

"Të gjithë e dinë se Pauli dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi. Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë tituj", ka thënë Mathias për El Chiringuito TV.

"Ne të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodhë në Manchester United. Ne do ta shohim se çfarë do të ndodhë gjatë verës".

Pogba ka qenë në qendër të vëmendjes së fundi, pasi që agjenti i tij, Mino Raiola, e kritikoi trajnerin e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaerin, përmes llogarive të tij në rrjete sociale.

"Pauli s’është i imi dhe pa dyshim që s’është as i Solskjaerit, Pauli është i Paul Pogbas. Ka kohë që në Britani të Madhe dhe në botë s’mund ta kesh në pronësi një njeri. Shpresoj që Solskjaer nuk po sugjeron që Paul është i burgosuri i tij”, shkroi Raiola, pasi Solskjaer tha se është i sigurt që ylli francez ishte “lojtari i yni e jo i Minos".

Solskjaer u përgjigj duke thënë se nuk do të flasë me Paul Pogban për komentet e agjentit të tij, përderisa shtoi se ai do të fliste direkt me Raiolan e jo përmes mediave.

"A do të flas për këtë me Paulin? Me gjasë jo. Jo, unë s’bëj gjëra të tilla. Pauli dhe Mno i kanë bisedat e veta. Unë s’kam nevojë as të komentoj përmes mediave për ato që i ka thënë Mino. Mund të flas vetë me të", ka thënë Solskjaer.

"Ju e dini si janë mediat dhe nuk mund t’i kontrollosh ato. Gjithkush ka zë dhe mendim. Disa gjëra thuhen për ne dhe ne dëshirojmë të komentojmë, por e dimë që është më mirë të mos e bëjmë. Është më e mençur të mos komentosh shumë gjëra".

"Paul Pogba pritet të kthehet në stërvitje nesër, kështu që le ta shohim se si është ai".

Raiola tha javën e kaluar se ai dhe Pogba do të vendosin nëse fituesi i Kupës së Botës do të mbetet në Old Trafford në fund të sezonit, pasi kishte thënë edhe se mesfushori s’do të ishte kundër një transferimi në Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat