UEFA nxjerr rregulla të reja për financat, alarmohen klubet e Serie A - Bota Sot
UEFA nxjerr rregulla të reja për financat, alarmohen klubet e Serie A

Futboll

UEFA nxjerr rregulla të reja për financat, alarmohen klubet e Serie A

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Pas goditjes që i dha Manchester Cityt për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar, UEFA është e gatshme të ashpërsojë rregulloret mbi këtë çështje, duke i deklaruar luftë pa kompromis të ashtuquajturave “fitime kapitale fiktive”, domethënë të fryrjeve të kostove të kartonit të një lojtari, duke e vendosur në buxhet.

Një praktikë e njohur kjo për të korrigjuar pjesërisht ose plotësisht humbjet e grumbulluara gjatë vitit fiskal, e përdorur nga shumë ekipe të Serie A.

Sipas Gazzetta dello Sport, UEFA ka filluar të studiojë rregulla të reja që ndërhyjnë në një fenomen delikat dhe në rregullat që nuk janë gjithmonë të mirëpërcaktuara (lënë vend për interpretim), duke pasur parasysh që shuma e fituar nga shitja e futbollistëve është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit për klubet dhe në të njëjtën kohë një nga mënyrat më shpejta për të vendosur ekuilibrat fiskalë.

Diskutimet për ndryshimin e rregullave është në fazën fillestare, por, gjithsesi, baza është hedhur.

Rregullat e reja, që janë ende në fazën e studimit, mund të kenë ndikim negativ tek ato klube që përdorin fitime kapitale (në përputhje të plotë me ligjin) për të rregulluar bilancet. Në Serinë A, Juventusi, Roma dhe Interi janë klubet që kanë mbledhur qindra milionë euro me këtë sistem. Një mënyrë deri më tani ligjore për të anashkaluar “Fair Play-in Financiar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat