Henderson flet për Coutinhon

Futboll

Henderson flet për Coutinhon

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:22
Henderson flet për Coutinhon

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka folur pwr ish bashkwlojtarin e tij, Philip Countinho. Henderson shprehet se është një fans i madh i brazilianit, por ai ka marrë një rrugë tjetër për dallim prej tij që ka vendosur të qendrojë të ‘Anfield Road’.

Për kapitenin e kampionëve evropianë, Coutinho është një lojtar fantastik, por thekson se koha e tij te skuadra angleze ka kaluar.

"Ai (Coutinho) është lojtar fantastik, ka gjithçka që i duhen një futbollisti dhe e dashuron futbollin", deklaroi 29-vjeçari.

I pyetur për një rikthim të mundshëm të brazilianit, ai u përgjigj: "Sigurisht se për mua do të ishte i mirëseardhur kurdoherë, por kjo nuk varet nga unë", përfundoi reprezentuesi i Anglisë.

Coutinho u largua nga Liverpooli në vitin 2017 për të kaluar te skuadra e Barcelonës. Pas një përvoje jo shumë të mirë në ‘Camp Nou’, ai u huazua te Bayern Munich ku as atje nuk po shkëlqen.

Humbja e rendimentit të futbollistit është komentuar shumë, kësisoj edhe spekulimet për një rikthim të mundshëm më Premierligë u rritën së tepërmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat