Manchester City në hall

Futboll

Manchester City në hall

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:23
Manchester City në hall

Pas përjashtimit nga kompeticionet europiane për dy sezonet e ardhshme nga UEFA, për mosrespektimin e “Fair Play-t Financiar”, në shtëpinë e Manchester City-t duhet të përballen me një tjetër problem të madh, atë të bonuseve të Champions League-s të përfshirë në kontratat e disa lojtarëve.

Siç shkruan “Daily Mail”, janë duke u zhvilluar negociatat në lidhje me këtë çështje, pasi disa lojtarë kanë të drejtën e pagave ekstra që varen pikërisht nga paraqitjet e klubit në Europë, dhe bëhet fjalë për bonuse të rëndësishme, disa prej të cilave edhe me 7 shifra.

Pezullimi nga UEFA u mohon lojtarëve mundësinë për të përfituar pagesat në fjalë. Duke marrë në konsideratë edhe humbjen e fitimeve nga mungesa në kompeticionet europiane, prej ditësh klubi anglez është duke zhvilluar tratativa me lojtarët dhe menaxherët e tyre.

Nga ana tjetër e Manchesterit, United rrezikon të humbasë më shumë se 20 milionë paundë nga akordi prej 75 milionë paundësh në vit me Adidas, në rast se “Djajtë e Kuq” nuk do t’ia dalin të kualifikohen në Champions për dy sezonet e ardhshme.

Lajmi i mirë për Citizens është se nuk ka klauzola të ngjashme në kontratat e tyre të marketingut, duke përfshirë dhe në atë prej 65 milionë paundësh në vit me furnizuesin zyrtar të uniformave, Puma. Në ambientin e Citizens ndërkohë janë të bindur se trajneri Pep Guardiola nuk do ta braktisë skuadrën sezonin e ardhshëm, pavarësisht ndalimit të Europës dhe interesimit të Juventusit, me klubin që po thekson këto ditë rëndësinë që të gjithë të qëndrojnë të bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat