Kondogbia kujton kohën te Interi: Ishte situatë e vështirë - Bota Sot
Kondogbia kujton kohën te Interi: Ishte situatë e vështirë

Futboll

Kondogbia kujton kohën te Interi: Ishte situatë e vështirë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:32
Geoffrey Kondogbia

Geoffrey Kondogbia ka deklaruar se nuk po kalonte një periudhë të mirë gjatë kohës sa ishte tek Interi, skuadër në të cilën shpenzoi dy vite.

Mesfushori, i cili do të kthehet në Milano pasi do të luajë kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve, nuk arriti ta gjente vetën në ‘Guiseppe Meazza’ dhe largimi i tij nga Interi cilësohet si hap i duhur nga ai.

27-vjeçari shprehet se koha e kaluar te kjo skuadër ishte e vëshirë dhe e komplikuar.

‘’Ishte e vështirë, shumë ndryshime në stol Franc De Boer, Stefano Vecchi dhe Stefano Pioli. Ishte një mjedis i vështirë për mua, por kjo përvojë mendoj se më ka shërbyer’’, tha francezi.

Lojtari u pyet edhe për Luciano Spallettin, për të cilin foli fjalë të mira dhe zbuloi se tekniku dëshironte ta ndalte atë te Interi.

‘’Ai më dërgoi një foto me një dedikim në të cilën përafërsisht thuhej ‘’do të pendohesh’’. Jam shumë i lumtur që Spalletti më kërkoi që të qëndroja, por unë tashmë kisha bërë zgjedhjen time’’, shtoi mesfushori.

Kondogbia gjatë këtij sezoni gjendet në vendin e shtatë me Valenican. Në këtë sezon lojtari regjistron 14 paraqitje prej të cilave ka shënuar 1 gol në La Liga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat