Tirana nderohet për kontributin e madh në futboll

Futboll

Tirana nderohet për kontributin e madh në futboll

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:46
Tirana nderohet për kontributin e madh në futboll

Në muajin shkurt, Tirana feston zyrtarizimin e saj si kryeqytet të Shqipërisë. Në kuadër të 100-vjetorit si kryeqendër e vendit, në Tiranë ka vijuar organizimi i ceremonive festive.

Dje është zhvilluar “Sofra Tiranase”, një ceremoni festive e përvitshme organizuar nga “Shoqata Tirana”.

Kjo e fundit, i ka akorduar skuadrës së futbollit 24-herë kampione të vendit vlerësimin “Titulli i Madh” me motivacionin: Për arritje në futbollin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Ky titull, për presidentin e klubit, Refik Halili u dorëzua nga e bija e Selman Stërmasit, Mirjam Stërmasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat