Ronaldo i jep çdo muaj një rrogë marramendëse Georginës

Futboll

Ronaldo i jep çdo muaj një rrogë marramendëse Georginës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:00
Ronaldo i jep çdo muaj një rrogë marramendëse Georginës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrigues janë një nga çiftet më të komentuara të momentit. Ata janë njohur 4 vite më parë kur Georgina ishte shitëse në një dyqan të Guçit në Madrid.

Së fundmi çifti ka tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e tyre në Sanremo, ku Georgina ishte prezantuese dhe Ronaldo në rreshtin e parë të sallës për të ndjekur të dashurën e tij.

Modelja ka vendosur që të mos merret me asgjë për momentin dhe të kujdeset për fëmijët e tyre në shtëpinë luksoze.

Televizioni spanjoll "Telecinco" ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i jep një shumë të madhe Georginës muaj për muaj për shpenzimet e saj dhe për fëmijët e tyre.

Sipas këtij televizioni shuma që Georgina merr nga Ronaldo shkon rreth 50.000-100.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat