Raiola ka penguar Haaland, dëshira e norvegjezit nuk ka qenë Dortmund!

Futboll

Raiola ka penguar Haaland, dëshira e norvegjezit nuk ka qenë Dortmund!

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:23
Erling Braut Haaland

Erling Braut Haaland ishte padyshim një ndër emrat më të përfolur të merkatos së janarit. Emri i norvegjezit u lidh me klube si Juventus apo Manchester United, por në fund ai përfundoi te Borussia Dortmund.

Në lidhje me kalimin e tij në Gjermani, anglezja “The Athletic”, ka zbuluar së fundmi se dëshira e sulmuesit nuk ka qenë Dortmund dhe as Bundesliga. Sipas asaj që është zbuluar, thuhet se Haaland ka shprehur hapur dëshirën për t’u bashkuar me Manchester United. Këtë gjë ai e ka bërë me 13 dhjetor, kohë edhe kur fluturoi drejt Manchesterit, së bashku me babain e tij.

Thuhet se Haaland ka biseduar me Solskjaer, madje edhe me Ëoodëard, duke i thënë se dëshiron të jetë pjesë e United. Gjithsesi, norvegjezi nuk arriti të kalonte në Manchester për shkak të agjentit të tij Mino Raiola. Ky i fundit ka qenë kundër kalimit në “Old Trafford” dhe e ka penguar transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat