Më keq se sa është lajmëruar nga klubi, Mourinho jep lajmin tronditës - Bota Sot
Më keq se sa është lajmëruar nga klubi, Mourinho jep lajmin tronditës

Futboll

Më keq se sa është lajmëruar nga klubi, Mourinho jep lajmin tronditës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:27
Mourinho

Sulmuesi i Tottenham Son Heung-min mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pasi ka thyer krahun gjatë fitores me Aston Villa-n të dielën, duke lënë Jose Mourinho-n me zero sulmues të mirëfilltë. 

Spurs kanë konfirmuar lajmin e dëmtimit të Son të martën duke thënë në deklaratë se do të mungonte për 3-4 javë, por trajneri Jose Mourinho ka pranuar se mendon se nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin për këtë sezon. 

Mourinho ka shtuar se situata nuk mund të ishte më e keqe për sa i përket opsioneve në sulm dhe gjithashtu ka konfirmuar se 18-vjeçari Parrott nuk është gati.

Edhe Harry Kane pritet të mungojë të paktën deri në fund të prillit, por mbase deri në fund të sezonit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat