Filloi kursi i dytë për Licencën C - Bota Sot
Filloi kursi i dytë për Licencën C

Futboll

Filloi kursi i dytë për Licencën C

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:48
Filloi kursi i dytë për Licencën C

Sektori për edukim në FFK ka nisur sot me kursin e dytë të trajnerëve për Licencën C për Regjionin e Prishtinës.

Në këtë kurs po marrin pjesë 24 kandidatë, të cilët do të punojnë në teori dhe praktikë në 10 ditë kalendarike përgjatë këtij muaji dhe muajit mars, derisa në fund do t’i nënshtrohen provimit për t’u pajisur me Licencën C.

Në hapje të këtij kursi para pjesëmarrësve ka ligjëruar menaxherja e Grassroots, Sanije Krasniqi, e cila ka folur për rëndësinë e këtij kursi dhe metodologjinë e punës me grupmoshat e reja.

Gjatë pjesës teorike puna është interaktive, ku ndërthuren mendimet dhe përvojat e secilit pjesëmarrës, derisa punohet edhe në grupe.

Ndërkohë, krahas aspektit teorik pjesëmarrësit për disa orë kanë punuar edhe në aspektin praktik në fushën e KF “Rilindja”. Kurse të tilla do të mbahen edhe në regjionet e tjera, ku për muajin prill është paraparë të mbahet kursi në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat