Çfarë flitet për Dybalan?

Futboll

Çfarë flitet për Dybalan?

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:13
Çfarë flitet për Dybalan?

DJ Snake ka vendosur një reputacion të madh në muzikë, por nga krahu tjetër është një tifoz futbolli. DJ është i çmendur pas PSG-së dhe nuk mungojnë dhe prezencat e tij të shumta në “Parc des Princes”. Ai ka miqësi me shumë futbollistë, duke qenë se yjet e botës e kanë shumë më të lehtë komunikimin mes tyre.

“Dybala këtë verë donte të vinte te PSG-ja. Zakonisht, djemtë që më ndjekin në Instagram, i ndjek dhe flas me ta. Edhe me Icardin, përpara se të nënshkruante me PSG kam folur shumë me mesazhe. E njëjta gjë me Dybalan. Ai donte të vinte te PSG këtë verë. Nuk ndodhi, por kështu ishte…”, ka treguar DJ Snake.

“Unë, gjithmonë mundohem t’i bind, duke shfrytëzuar statusin tim dhe ‘ngatërrohem’ me lojtarë. Nuk jam i paguar nga PSG-ja, por jam thjesht një tifoz, dhe si i tillë, bëj zhurmë. Po ashtu me Hadon Sanchon, kam folur me të. Anglezi është shumë i mirë. Unë flas me lojtarë, pasi ata pëlqejnë muzikën, unë pëlqej futbollin. Nëse e ndihmoj pak PSG, është super”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat