Henderson: E kam mik, por koha e tij këtu ka kaluar

Futboll

Henderson: E kam mik, por koha e tij këtu ka kaluar

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:24
Jordan Henderson

Nuk do të ketë një kthim të Philippe Coutinho-s në Liverpool. Këtë e ka bërë të ditur kapiteni i Të Kuqve, Jordan Henderson, për Sport.

Zërat e merkatos kanë folur për një kthim të bujshëm te Liverpool të brazilianit, aktualisht i huazuar te Bayern Munich.

"Philippe është një shok i i mi. Mendoj se është një futbollist i jashtëzakonshëm, ka gjithçka, dhe e adhuron futbollin", ka thënë Henderson.

"Për mua do të jetë gjithmonë i mirëpritur, por mendoj se koha e tij këtu ka kaluar, është transferuar dhe shpresoj që në të ardhmen të shohim të njëjtin Coutinho që kemi parë këtu".

"Mendoja se do ta kishim pasur të vështirë pas largimit të tij, por skuadra është përmirësuar, niveli është rritur dhe kemi arritur të bëjmë mirë edhe pa të".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat