Theo Hernandez zbulon ëndrrën në Twitter

Futboll

Theo Hernandez zbulon ëndrrën në Twitter

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 00:08
Theo Hernandez

Një tjetër deklaratë dashurie.

Theo Hernandez është integruar plotësisht në ambientin e Milan-it dhe jep vazhdimisht mesazhe të rëndësishme për të ardhmen e tij në Milano.

Disa javë më parë, ish-lojtari i Real Madrid ftoi ndjekësit në Twitter që t'i bënin disa pyetje personale. Një prej tyre e ka pyetur në ditët e kaluara:

"Hola Theo! E shikon veten kapiten i Milan-it në të ardhmen? Është një ambicie e jotja të shkruash historinë me këtë klub?".

Përgjigjja e francezit ka qenë e menjëhershme: "E imagjinoni dot? Do të ishte një ëndërr".   

Për Ibrahimovic: "Zlatan është një lojtar hyjnor. Tri fjalë për të përshkruar Milan-in? Nder, histori, lavdi. Këtu më ndihmojnë të gjithë, nuk mund të ankohem".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat