"Mirë se vini në Anfield, nuk ka mbaruar", - uniku Klopp flet pas humbjes

Futboll

"Mirë se vini në Anfield, nuk ka mbaruar", - uniku Klopp flet pas humbjes

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 00:27
Jurgen Klopp

Trajneri Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes së humbur me Atletico Madridin me rezultatin 1-0.

"Nuk ishte ndeshja që prisnim, por ndodhi. Më kanë pëlqyer shumë pjesë nga ndeshja e sotme. Nuk luajtëm në stadiumin tonë, në Anfield do të jetë ndryshe. Mbrojtja e Atleticos ishte fantastike. Kishim momentet tona, por nuk ia dolëm. Kemi ndeshjen e dytë dhe do të shohim përpara. 

"Mane? Zhvilloi 45 minuta të mira, por mori karton të verdhë dhe ishte objekt i sulmeve të Atleticos. Ishte zgjedhja ime. Atmosfera ishte fantastike, nuk kam pse motivoj tifozët e mi, ata janë gati. Mirë se të vini në Anfield, nuk ka mbaruar ende". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat