Klopp shpjegon pse zëvendësoi Mane pas pjesës së parë ndaj Atleticos

Futboll

Klopp shpjegon pse zëvendësoi Mane pas pjesës së parë ndaj Atleticos

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:42
Sadio Mane

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka sqaruar pse vendosi të zëvendësojë Sadio Mane pas vetëm 45 minutash në humbjen 1-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë të raundit të 16 në Ligën e Kampionëve.

Një gol i Saul Niguez në minutën e katërt do të dëshmonte se sa të vështira do të jenë për Të Kuqtë 90 minutat në ‘Wanda Metropolitano’, me Klopp që vendosi të largonte sulmuesin më të mirë që ka momentalisht.

Megjithë shënimin e golit fituesit kundër Norwich në Premierligë të shtunën, Mane u zëvendësua nga Divock Origi pas pjesës së parë.

Tekniku gjerman ka shpjeguar se ai vendosi të largonte senegalezin që të mos merrte kartonin e dytë të verdhë.

“Ai [Mane] ishte në shënjestër. Ishte i qartë. Ata donin të siguroheshin që ai të merrte një karton të verdhë”, tha Klopp për BT Sport.

“Ishte vetëm pjesa e parë, por duhet të jesh vërtet i fortë si gjyqtar në këtë atmosferë. Në 30 minutat e para tre lojtarët e tyre u shtrinë në tokë. Unë nuk e di se për çfarë”.

“Ata u mbrojtën me gjithçka që kishin – mbrojtja e tyre në zonë ishte e jashtëzakonshme. Kur je 1-0 në disavantazh me një ekip si ky që dëshiron vetëm këtë lloj rezultati, është e vështirë  – 0-0 do të kishte qenë i mirë për ta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat