Befason Klopp: Manen e zëvendësova sepse lojtarët e Atleticos donin ta përjashtonin

Futboll

Befason Klopp: Manen e zëvendësova sepse lojtarët e Atleticos donin ta përjashtonin

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:37
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit se pse e ka zëvendësuar Sadio Manen pas pjesës së parë.

Gjermani e zëvendësoi senegalezin sepse nuk dëshironte që ai të merrte një karton të verdhë, që do t’ia humbiste ndeshjen e kthimit.

Sipas Klopp, Mane ishte në shënjestër të lojtarëve të Atleticos gjatë 45 minutave të para.

“Mane ishte në shënjestër. Ishte i qartë. Ata donin të siguroheshin që ai të merrte një karton të verdhë”, deklaroi Klopp.

“Ishte vetëm pjesa e parë, por duhet të jesh vërtet i fortë si gjyqtar në këtë atmosferë. Në 30 minutat e para tre lojtarët e tyre u shtrinë në tokë. Unë nuk e di se për çfarë”.

“Ata u mbrojtën me gjithçka që kishin – mbrojtja e tyre në zonë ishte e jashtëzakonshme. Kur je 1-0 në disavantazh me një ekip si ky që dëshiron vetëm këtë lloj rezultati, është e vështirë”, shtoi Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat