Chelsea vihet pas portierit të Udineses

Futboll

Chelsea vihet pas portierit të Udineses

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 12:06
Kepa Arrizabalaga

Gardiani spanjoll Kepa Arrizabalaga, i cili i ka kushtuar Chelsea jo pak, por plot 80 milionë euro, nuk po arrin të përshtatet me ambientin, aq sa trajneri Lampard ndeshjet e fundit e ka ulur në stol 25-vjeçarin.

Pikërisht paraqitja e dobët e spanjollit ka detyruar drejtuesit e klubit anglez të nisin nga puna për të siguruar një tjetër portier për sezonin e ardhshëm.

Në krye të listës së “bluve” të Londrës, ndodhet portieri i Udineses, Juan Musso, i cili ndiqet me interes edhe nga Interi që e konsideron pasuesin ideal e Samir Handanovic. Për ta lënë të lirë futbollistin, drejtuesit e Udineses kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat