Van Persie i qartë: Manchester United nuk mund të vazhdojë kështu…

Futboll

Van Persie i qartë: Manchester United nuk mund të vazhdojë kështu…

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:25
Robin van Persie

“Manchester United nuk mund të vazhdojë t’i ndryshojë trajnerët. Ole Gunnar Solskjaer-it duhet t'i jepet kohë për të provuar vlerën e tij”. Kështu mendon Robin van Persie, ish-sulmuesi i shquar holandez, edhe me “Djajtë e Kuq”. Nëse norvegjezi është njeriu i duhur për stolin e Manchester United, këtë nuk mund ta thotë, por shton se duhet t'i japin kohë: “Sidomos pasi Alex Ferguson u largua, të gjithë e kuptuan se do të ishte e vështirë të ngjiteshin në atë nivel të skocezit për tërë ato vite. Unë mendoj se të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. 

Tashmë, David Moyes ka qenë atje, Louis van Gaal, Jose Mourinho dhe Solskjaer. Edhe Ferguson mori kohë për t'i rregulluar gjërat dhe arritur në një nivel të caktuar. Nuk mendoj se është ideale që klubi të vazhdojë të ndryshojë trajnerin çdo një ose dy vite. Manchester United duhet të gjejë njëfarë stabiliteti. Së fundi fitoi kundër Chelsea dhe për të qenë të drejtë, zhvilloi një lojë të mirë. Megjithatë, ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme. Skuadra nuk është aq konsistente, sa të jetë në gjendje të luajë për trofe.

Është e vështirë, sepse duhet të garosh kundër Liverpool-it të pabesueshëm dhe Manchester City, një ekip i shkëlqyer. Manchester City nuk është në të njëjtin nivel këtë sezon, por bazuar në dy vitet e fundit, ai dhe Liverpool kanë qenë të pabesueshëm. Ky është niveli që Manchester United duhet të arrijë, kjo është konsistenca që kërkohet, kjo është gjëja më e vështirë në futboll, sidomos në Premier League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat