Barça në kaos total, presidenti Bartomeu thërret mbledhje urgjente

Futboll

Barça në kaos total, presidenti Bartomeu thërret mbledhje urgjente

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Josep Maria Bartomeu

Presidenti Josep Maria Bartomeu thirri Komitetin e Delegatëve të mërkurën, në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe urgjente për të analizuar situatën e krijuar te Barcelona, e cila është zhytur në një krizë të vërtetë institucionale, pas skandalit të zbardhur nga “Cadena Ser”. Ky është një nga organet më të rëndësishme të Blaugrana-ve, i cili zakonisht mblidhet ditët para Asamblesë së Përgjithshme, për ta përgatitur dhe organizuar këtë ngjarje, një nga më të rëndësishmet në funksionimin e klubit.

Bartomeu, i vetëdijshëm se situata do t’i dalë nga duart, ka vendosur të mbledhë Komitetin e Delegatëve për të diskutuar këtë pasdite mbi situatën aktuale dhe marrë vendimet e nevojshme. Në këtë komitet, përveç presidentit Bartomeu, janë zëvendësit e tij, Jordi Cardoner, Jordi Moix, Enrique Tombas; bordi i drejtorëve, Maria Teixidor dhe Oscar Grau.

Në parim, Bartomeu kishte planifikuar t'i jepte bordit drejtues sqarimet e duhura këtë të premte, por pas ngjarjeve të fundit, me Gerard Piqué, duke bërë publike mosmarrëveshjet e tij me politikën aktuale të klubit dhe drejtorin financiar, Montserrat Font, duke njoftuar dorëheqjen e tij të pakthyeshme, duket se drejtuesi i Blaugrana-ve ka vendosur “ta kapë demin prej brirësh” dhe të veprojë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat