Më 25 shkurt mbahet seminari njëditor për trajnerë 

Futboll

Më 25 shkurt mbahet seminari njëditor për trajnerë 

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:44
Më 25 shkurt mbahet seminari njëditor për trajnerë 

Më 25 shkurt mbahet seminari njëditor për trajnerë.

Shoqata e Trajnerëve në mbështetje të FFK-së, më 25 shkurt do të mbajë seminar njëditor për trajnerët e Ipko Superligës dhe Ligës së Parë me ekspertë gjermanë të futbollit.

Seminari do të mbahet në hotel “Emerald” në orën 10:00 dhe pjesëmarrja për trajnerët është e obliguar.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e cilësisë së trajnerëve të futbollit të Kosovës në të gjitha aspektet dhe njohja me të arriturat në futbollin bashkëkohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat