Haaland “tallet” me gafën e gazetarit dhe ia plas të qeshurës

Futboll

Haaland “tallet” me gafën e gazetarit dhe ia plas të qeshurës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Erling Braut Haaland

Erling Braut Haaland ishte padyshim njeriu i ndeshjes në përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së, me djaloshin që shënoi dy golat e ekipit të tij, duke i dhuruar fitoren.

Gjatë një prononcimi pas ndeshjes për “Bein Sport”, Haaland ka zbuluar edhe një tjetër anë të tij. Norvegjezi ka bërë shaka me gazetarin, pasi ky i fundit bëri një gafë.

Gazetari francez u shpreh: “E shihni veten në avantazh pas këtyre 3 pikëve?”. Në këtë moment Haaland e ka ndërprerë, duke e pyetur me çudi: “Prit, 3 pikët?”. Në këtë moment gazetari është munduar të justifikohet duke thënë se e kishte fjalën për fitoren, por djaloshi nuk e ka mbajtur të qeshurën, duke vënë akoma më shumë në siklet gazetarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat