Reagon Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë

Futboll

Reagon Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Reagon Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë

Pas marrëveshjes midis FIFA-s dhe Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) për të lëvruar një fond prej 16 milionë € për të paguar një pjesë të pagave të pashlyera që klubet u kanë futbollistëve, reagoi së fundmi dhe Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë.

Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare në “Facebook”, SFSH-ja u bën thirrje çdo futbollisti të kampionatit shqiptar që të vënë në dispozicionin dokumentet e proçeseve në FSHF dhe FIFA, ku të përcaktojnë dhe shifrën që klubet shqiptare u detyrohen futbollistëve.

Më pas thuhet se do të përcaktohet dhe pjesa e fondit të FIFA-s që do të akordohet për Shqipërinë.

Ditën e sotme FIFA deklaroi se do të shpërndajë 16 milionë € nga 1 korriku i këtij viti për të gjitha kampionatet e Europës për të ndihmuar futbollistët që nuk janë shlyer plotësisht financiarisht nga klubet ku kanë luajtur.

Njoftimi i SFSH-së:

Të nderuar kolegë futbollistë. Siç jeni në dijeni Sindikata Boterore e Futbollisteve Profesionistë FIFPro ka arritur një marrveshje me FIFA-n për të lëvruar një fond me anë të cilit do të perballohen një pjesë e pagave të padhëna të Futbollisteve. Me qellim që edhe futbollistët Shqiptar të mund të perfitojnë nga ky fond kerkojmë nga ana juaj që të na vini në dispozicion vendimet me anë të cilave keni fituar gjygjet në FSHF ose Fifa për pagat e padhena, bashkë me një kerkese të bere nga ana juaj ku të percaktoni vleren e detyrimit që klubet e futbollit kanë ndaj jush. Keto dokumenta do të dërgohen nga ana jone në departamentin përkatës të FIFPro i cili mëpas në bashkepunim me FIFA-n do të përcaktojnë edhe fondet që mund të vihen në dispozicion të Shqiperisë për të shlyer pagat e padhena të futbollisteve. Duke ju falenderuar të gjitheve paraprakisht për bashkepunimin ju uroj suksese,
mbaresi ne familjet tuaja, me respekt Andi Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat