Atalanta demolon Valencinë, Leipzig fiton në Londër

Futboll

Atalanta demolon Valencinë, Leipzig fiton në Londër

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:10
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Skuadra e Atalantës ka bërë lojë të madhe duke e demoluar me rezultat 4:1 Valencinë, në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Champions League në futboll. Fitore e madhe e skuadrës nga Bergamo e Italisë dhe e ka një epërsi shumë të mirë për sfidën e kthimit në Mestalla.

Atalanta ka bërë hapin e parë drejt çerekfinales, kurse Valencia ka sprovë të vështirë për të përmbys këtë rezultat në takimin e kthimit. Në minutën e 16-të Hateboer kalon në epërsi skuadrën italiane, ndërsa në atë të 42-tën, shtojnë epërsinë në 2:0 duke iu falëndëruar Iliçiç.

Në pjesën e dytë, Atalanta shfaq lojë të mirë dhe thellon epërsinë në 3:0. Autor i golit Freuler në minutën e 57-të. Valencia sërish pëson gol, Hateboer shënon golin e dytë të tij në minutën e 63-të dhe për 4:0.

Valencia ngushton humbjen në 4:1, ku shënues është Cheryshev në minutën e 66-të. Leipzig është treguar skuadër e papërshtatshme për Tottenhamin, duke e mundur me 1:0 në midis të Londrës. Në minutën e 58-të, Werner shënon për 0:1 dhe hesht skuadrën e trajnerit Jose Mourinho.

***

Valencia ngushton rezultatin në 4:1, ku shënon Cheryshev në minutën e 66-të.

Valencia po pëson debakël në Bergamo, Atalanta udhëheq me 4:0, Hateboer shënon golin e dytë të tij në minutën e 63-të.

Leipzig po tregohet gjithnjë e më i rrezikshëm dhe kalon në epërsi në minutën e 58-të me golin e Werner, ndërsa Atalanta thellon epërsinë në 3:0. Autor i golit Freuler në minutën e 57-të.

Luhet minuta e 49-të, Atalanta po shfaq lojë të mirë dhe ka epërsinë 2:0, ndërsa në Londër nuk ka ndryshim të rezultatit, vazhdon edhe më tej 0:0 mes Tottenham e Leipzig.

Atalanta shton epërsinë në 2:0 duke iu falëndëruar Iliçiç. Valencia në një situatë të rëndë.

41' Tottenham po has në vështirsi nga Leipzig, ndërsa Valencia është në presion të rezultatit në Bergamo.

Image

31' Atalanta është në epërsi dhe kërkon edhe golin e radhës, ndërsa në Londër nuk ka ende gola, ku zhvillohet një lojë mjaft e mirë.

Image

20' Tottenham me Lucas, Alli etj. kërkon golin e epërsisë ndaj rivalit gjerman, që është i papërshtatshëm.

Image

16' Hateboer kalon në epërsi Atalantën kundër Valencisë.

11' Nuk ka gola as në Londër as në Bergamo dhe secila ekip kërkon golin e epërsisë në ndeshjet e parë të të tetës së finales së Champions League.

Image

2' Fillojnë ndeshjet. Emocione në secilin stadium.

Image

Të gjithë janë në pritje të përballjes mes Tottenhamit dhe RB Leipzig, si dhe Atalantës e Valencisë, e cila luhet sonte në orën 21.00 në kuadër të të tetës së finales së Champions League.

Futbollistët e këtyre katër skuadrave janë mirë të përgatitur dhe synojnë që të dalin me rezultat sa më të mirë në takimin e parë. Vendasit kanë përparësinë e fushës, por mysafirët synojnë që të dalin të pamposhtur.

Ballafaqimi më atraktiv do të jetë mes nënkampionit të Evropës, Tottenham dhe Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat